Flash News

E-TJERA

Fluks në doganën e Morinës, qytetarë të Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar

Fluks në doganën e Morinës, qytetarë të Kosovës

Pika kufitare e Morinës është përballur me një fluks të shtuar automjetesh. Qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur destinacione të ndryshme pushimesh, nga Velipoja, Shëngjini deri në Sarandë.

"Ne do të shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe unë isha në Sarandë vitin e kaluar. Do të qëndrojmë 10 ditë", tha një qytetar. "Unë do të shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani", tha një tjetër.

Që nga protokolli i nënshkruar midis dy qeverive, nuk ka pasur kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën nga 1 maji deri më 30 shtator.

Në 24 orët e fundit, rreth 18000 qytetarë kanë hyrë në pikën kufitare në doganën e Morinit dhe rreth 21400 qytetarë kanë dale.

Të fundit