Flash News

E-TJERA

Fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës, pritjet arrijnë deri në 40 minuta

Fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës, pritjet

Në pikën doganore të Qafë Thanës është regjistruar një fluks i lartë lëvizjesh midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke krijuar pritje të gjata deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë kufirin.

Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin për të menaxhuar situatën, duke hapur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve. Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me periudhën e pushimeve dhe me lëvizjen e udhëtarëve që shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për pazare në vendin fqinj.


Ndërkohë, autoritetet janë në gatishmëri për të reduktuar pritjet dhe për të siguruar një menaxhim të rregullt të trafikut, duke monitoruar vazhdimisht situatën në këtë pikë kalimi strategjike.

Të fundit