Flash News

E-TJERA

Fluks pacientësh në spitalet COVID, hapet sot pavioni i tretë tek COVID-3; brenda javës gati edhe COVID-4

Fluks pacientësh në spitalet COVID, hapet sot pavioni i tretë tek
Foto Ilustruese

Numri në rritje i të infektuarve, por edhe viktimave nga COVID-19, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë. Me ezaurimin e kapaciteteve aktuale në vëna në dispozicion të pacientëve në spitalet COVID-1, COVID-2 dhe COVID-3, pritet vënia e funksion e ambienteve ‘rezervë’.

Mësohet se, gjatë ditës së sotme pritet të hapet edhe pavioni i tretë i spitalit COVID-3. Ndërkaq, brenda javës që vjen do të vihet në funksion edhe spitali COVID-4, i cili ndodhet nën administrimin e QSUT.

Sipas informacioneve të derimëtanishme, pavioni i tretë i spitalit COVID-3 ka në dispozicion rreth 50 shtretër, ndërkaq COVID-4 do të ketë gjithsej 100 shtretër.

Marrja e këtyre masave vjen pak pas akuzave të opozitës, por edhe denoncimit të mjekut të ‘Shefqet Ndroqit’, Dritan Kociaj, se pacientët po mbahen në ambulancë, pasi nuk ka vende në spital.

Me hyrjen në muajt e ftohtë, situata pandemike ka ardhur në përkeqësim dita ditës, ndërsa vetëm dje bilanci i rasteve me COVID ishte i rëndi, me 737 raste të reja dhe 13 viktima.

Të fundit