Flash News

E-TJERA

Fluturimet Tiranë-Londër/ Janë pezulluar, por udhëtimet bëhen nëpërmjet tranzitit

Fluturimet Tiranë-Londër/ Janë pezulluar, por udhëtimet

Për shkak të zbulimit muaj më parë të variantit anglez ose sic njihet në Shqipëri varianti britanik të virusit, Tirana mbylli fluturimet direkte me Londrën, çka ishte një veprim i drejtë dhe në union me shumë vende të tjera të botës, aq më tepër që edhe vetë Britania i mbylli kufijtë e saj. Por pavarësisht kësaj, kjo nuk nënkuptoi se shqiptarët e Britanisë nuk fluturonin më drejt Tiranës.

Ata shkonin tanimë jo me linjat britanike, por ato evropiane që kanë lidhje direkte me Tiranën, duke zgjatur kohën e udhëtimit dhe çmimet e kripura, përveç qëndrimit të detyrueshëm dy javor në Shqipëri përpara rikthimit në Britani.

Këto pamje ekskluzive të Top Channel në një nga 5 aeroportet e Londrës, tregojnë radhët e gjata me mbërritjen në Londër, mes tyre shumë shqiptarëve, shumica në linjën e ardhur nga Stambolli, ku duhet të tregosh formularin e plotësuar dhe dëshminë e tamponit 72 orë para fluturimit. Por prej kohës kur u mbyll Britania, gjendja ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të vaksinimit masiv ku deri më sot janë vaksinuar mbi 58 përqind të popullsisë dhe kur vdekjet kanë rënë poshtë shifrës 20 veta në ditë, aq sa në fillim të shtatorit të kaluar.

Por shqiptarëve u duhet sërish t’i bien nga vende të tjera evropiane për të udhëtuar në Tiranë, pikërisht nga vende që janë në kulmin e pandemisë, të cilat Shqipëria nuk i ka mbyllur sic ende vepron me Britaninë. Përvec udhëtarëve të zakonshëm, një numër i konsiderueshëm edhe shqiptarësh që kanë mbaruar dënimet në burgjet angleze vazhdojnë të jenë të ndaluar, pasi nuk ka fluturime direkte carter ose linja të rregullta mes Londrës dhe Tiranës.

Britania është aktualisht vendi më pak i prekur nga Covidi dhe vazhdimi i fluturimeve me Shqipërinë mbetet një absurditet, i cili lipset të marrë fund, ndërkohë që fluturime nga vende të tjera evropiane drejt Britanisë vazhdojnë normalisht, por jo me Shqipërinë. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. 

Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Top Channel

Të fundit