Flash News

E-TJERA

FMN thirrje qeverisë: Mbroni shtresat e varfra nga rritja e çmimeve

FMN thirrje qeverisë: Mbroni shtresat e varfra nga rritja e çmimeve

Mbështetja e shtresave të varfra nga kriza që ka goditur vendin, duhet përforcuar. Një fakt të tillë e konfirmon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shqipëri, zv.drejtori i FMN Bo Li ka kërkuar nga qeveria ka theksuar nevojën për të mbrojtur shtresën e varfër nga rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe jo vetëm.

“Në diskutimet e mia me autoritetet, theksova sfidat me të cilat përballet Shqipëria që vijnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, shtrëngimi i kushteve financiare dhe dobësimi i mjedisit të jashtëm. Ekziston nevoja për të mbrojtur të pambrojturit nga rritja e kostove të jetesës nëpërmjet mbështetjes fiskale të përkohshme dhe të shënjestruar mirë”, ka thënë Li.

Po ashtu, Li ka theksuar nevojën e Shqipërisë për të nxitur potencialin e rritjes dhe konvergjencën e të ardhurave me Bashkimin Evropian.

“Ne diskutuam gjithashtu politikat për të nxitur potencialin e rritjes së Shqipërisë dhe konvergjencën e të ardhurave me BE-në dhe u kërkova autoriteteve të vazhdojnë me finalizimin dhe zbatimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave. Shqipëria ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë sfidave të shumta në vitet e fundit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Autoritetet i janë përgjigjur me shpejtësi goditjeve me barriera politikave të ndërtuara në të kaluarën”, është shprehur Li.

Të fundit