Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
FNSH aksion për kapjen e Eljon Hatos, flet i vëllai: Shefi i komisariatit është i paguar, nuk kishin mandat kontrolli

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një aksion për kapjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, mikut të Ervis Martinajt. Operacioni rezultoi pa sukses, pasi Hato nuk u gjet.
Vëllai i tij, Elkier Hato, ka folur për News24 ku ka hedhur akuza se ky operacion është bërë nga shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, i paguar nga grupet kriminale për të dëmtuar familje e tij.
Sipas Elkierit, Hato nuk banon me të por me nënën e tij dhe theksoi se kjo është e disata herë që banesa e tij kontrollohet nga policia.
Elkier Hato thotë se nuk ka informacion për vendndodhjen e vëllait të tij teksa i bën thirrje shefit të Komisariatit të Shkodrës të mos i drejtohet më banesës së tij.
Intervista me Elkier Hato:
Çfarë ndodhi?
Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune.
Cili është problemi?
Problemi është se edhe kur nuk ka qenë vëllai në kërkim por edhe pasi u shpall në kërkim këtu policia e ka bërë raprezalje por asnjëherë në këtë gjendje si këtë herën e fundit. Nuk ka qenë askush në shtëpi dhe kanë hypur në mure për t’u futur brenda. As policia nuk kanë thënë por janë ngjitur dhe direkt kanë gjuajtur qentë. Nuk e di kush është ai që ka marrë mundimin për të qëlluar qentë. Sa herë që kanë ardhur i kam lënë numër kontakti. Kanë patur mundësi që të më merrnin në telefon dhe ia kisha lidhur qentë nëse i kanë bezdisur, jo t’i vrasin.
Si e cilësoni këtë kontroll?
Unë e cilësoj armiqësor se miqësor nuk mund t’i them. Në tre kontrollet e fundit kanë ardhur dhunshëm por si këtë radhë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mendoj se është e qëllimshme se me informacionet që kam di se është duke e bërë shefi i komisariatit gjithë këtë gjurolldi. A është paguar prej kujt apo e bën për miqësi të ndokujt këtë nuk e di. Jam i bindur 1 mijë përqind se këtu ka dorë dikush. Nuk po na lënë të qëndroj në qetësinë time. Kam ikur nga këtu se më kanë terrorizuar me fëmijë e familje. Unë këtu kam ardhur për sigurinë time. Këtë siguri nuk e gjej tek shteti. Kam patur frikë edhe herë tjera kur ka ardhur policia se ndonjë prej tyre që mund të jetë i paguar nga ndokush mund të qëllojë ndaj meje. Pastaj mund të thonë ishte aksidentale, këto gjëra i bën shteti si të dojë vetë. Jam detyruar që të iki nga këtu. Nuk kanë asnjë borxh fëmijët që t’i terrorizojnë, njëri është 13 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Nuk e di pse vijnë këtu sepse Eljoni nuk jeton këtu dhe ia kam treguar se ku e ka shtëpinë e tij por prap kanë ardhur dhe kjo më ka detyruar që të largohem.
Cila është kërkesa jote?
Kisha dashur që ta di se çfarë halli ka shefi i komisariatit që e ka marrë me kaq vrull, prej kujt është i shtyrë. Po të jetë burrë del e ballafaqohet. Më kanë marrë sa herë në komisariat dhe më kanë lënë ka 12 orë gjoja për verifikim. Kanë ardhur pa mandat kontrolli, kanë bërë kontroll si kanë dashur duke më thënë e kemi me ligj. Me ligj nuk e kanë pa mandat kontrolli kërkund. Edhe këtë radhë nuk kanë patur mandat kontrolli. Veç njehërë kanë patur mandat, asnjëherë tjetër.
A keni një apel për shtetin?
Unë nuk di kujt t’i besoj në shtet. Ata na akuzojnë ne por unë nuk kam fare besim tek ata. Kërkesa ime e di se shkon në vesh të shurdhër dhe unë dua që ta marrë vesh opinionin publik se çfarë po ndodh. Vetë shteti po i bën këto gjëra.
Ku është Eljon Hato?
Për momentin as unë nuk e di se ku është. Përderisa kanë qenë shumë herë tek kjo shtëpi edhe nuk e kanë gjetur Eljonin, nuk e di se çfarë duan këtu. Eljoni shtëpinë e ka në Kiras, atje ka jetuar me nënën. Mua nuk më ka marrë sot në telefon prej policisë, herë të tjera më kanë telefonuar dhe ia kam shpjeguar se jeton në Kiras. Madje kam marrë operativin e lagjes në telefon dhe i kam thënë deli para dhe adresoji tek shtëpia për të kryer kontrollin. Nuk jam bërë pengesë asnjëherë.
A keni komunikim me Eljonin?
Jo, nuk flas fare. Po shihet se çfarë ndodh dhe nuk kam besim as tek telefonat.
Shtëpia këtu është e rrethuar me tela me gjemba, dyer të mëdha, në një fshat periferik mes rrugicash, përse ky lloj rrethimi?
Për shtetin nuk jam aspak i sigurt. As shkjau nuk ja ka bërë shqiptarëve të Kosovës këtë që ka bërë policia në shtëpinë time. Gjithë këtë përgjegjësi ia vendos shefit të komisariatit. Nëse është burrë që ka këllqe mund të ballafaqohet përballë.
Çfarë do të thotë përballë?
Përballë do të thotë për të ditur se prej kujt është shtyrë, kush e ka paguar. Mos me na lënë të qëndrojmë në hallet tona, dyshimet e mia aty më çojnë.
E keni shprehur këtë shqetësim në polici?
Ia kam shprehur policëve që kanë ardhur këtu. Kjo po bëhet e përhershme dhe kur i pyes përse keni ardhur thonë na ka sjellë shefi, na ka sjellë me zor dhe kemi qenë të detyruar dhe për këtë ia ngarkoj vetëm atij.
Përse nuk dorëzohet Eljon Hato duke qenë se është në kërkim?
Nuk dorëzohet për të vetmen arsye se nuk ka besim. Janë çuar ta dëmtojnë me kohë por nuk ia kanë arritur qëllimit. Nuk e di se dora e kujt është duke vepruar përmes shtetit sidomos tek shefi i komisariatit.
Cila është thirrja juaj?
Thirrjen e kam për shefin e komisariatit që ta ulin vrullin se nuk bëhet kjo që ka bërë ai përmes policëve. Se prej kujt është i paguar dhe i shtyrë këtë nuk e di. Do ja thoja edhe ndër sy nëse ballafaqohem me të. Më është shmangur dhe më kanë lënë nga 2 orë kot në komisariat, procedurë, procedurë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38