Flash News

E-TJERA

FNSH dhe Shqiponjat ‘zbarkojnë’ në Sarandë, kontroll për trafikantët dhe shpërndarësit e drogave të forta

FNSH dhe Shqiponjat ‘zbarkojnë’ në Sarandë, kontroll
Foto Ilustruese/ FNSH gjatë një operacioni

Forcat e Ndërhyrje së Shpejtë (FNSH), forcat Shqiponja, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës kanë ndërmarrë mbrëmjen e djeshme kontrolle në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas BalkanWeb, qëllimi i operacionit ka qenë goditja e aktivitetit të shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht drogave të forta.

Operacioni ka filluar prej orës 18:00 të pasdites dhe ka vijuar edhe në mbrëmje. Policia ka kryer kontrolle në banesat e personave të dyshuar si të përshirë në rrjetin e trafikimit të drogave.

Mësohet se gjatë kontrolleve, janë gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe mjete luksoze në pronësi të shtetasit R. L, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e lidhura me operacionin e zhvilluar.

 

Të fundit