Flash News

E-TJERA

“Fole” pro*titucioni te Shkëmbi i Kavajës, vihen në pranga dy kolumbiane

“Fole” pro*titucioni te Shkëmbi i Kavajës, vihen në

Dy shtetase nga Kolumbia janë arrestuar për prostitucion dhe një 22-vjeçar shqiptar është proceduar penalisht.

Dy kolumbinet kishin marrë me qira nëj ambient te Shkëmbi i Kavajës dhe e përdornin për prostitucion, Policia ka sekuestruar dy pasaportat e tyre, një shumë parash, celularë dhe disa karta sim.

“Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M. P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim”, njofton policia.

Të fundit