Flash News

E-TJERA

"Foltorja", Berisha takim online me demokratët në SHBA: Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga viti ’90

"Foltorja", Berisha takim online me demokratët në SHBA: Kjo

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj radhe "Foltorja" është zhvendosur online dhe në këtë takim Berisha theksoi se 11 dhjetori, e cila përkon me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, do të jetë dita e instalimit të vlerave konservatore në Shqipëri. 

"Foltorja", Berisha takim online me demokratët në SHBA: Kjo

"Për shqiptarët alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi masiv nga Shqipëria. Sot, ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit, në një kohë kur paga e tyre mesatare ishte më e larta në Rajon. Ata paguajnë për shërbimet e tyre çmimet më të shtrenjta në Evropë e më gjerë. Sot, ata përballen me pasiguri të madhe për jetën, për pronën e tyre. Përballen gjithashtu me një mjerim në thellim, mjerim të cilin varfëria ekstreme është rritur me 3 dhe katër herë. Mbi të gjitha të dashur miq të mi, shqiptarët kanë humbur zemrën e kalasë së tyre, votën e lirë, prej 8 vitesh, shoqëria shqiptare voton narko-qeveria shqiptare numëron votat,"- tha Berisha.

"Foltorja", Berisha takim online me demokratët në SHBA: Kjo

"Nuk ka asgjë që mposht njerëzit që luftojnë për lirinë e tyre. Të vendosur për çdo vendim deri në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Keni dëgjuar nga peng kryetari që kjo lëvizje është anti-amerikane. Unë ju garantoj që kjo është lëvizja më pro amerikane që nga viti ’90 e këndej. Realiteti është, e vërteta është që po bëjmë gjithçka që norma dhe standard të cilat e kanë bërë Amerikën vendin e lirive t’i vendosim në Shqipëri, e ne do t’ia dalim”, theksoi Berisha më tej.

Të fundit