Flash News

E-TJERA

“Foltorja” para Kryeministrisë, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

“Foltorja” para Kryeministrisë, ja rrugët ku do të

Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit.

Konkretisht nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 “Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.

Të fundit