Flash News

E-TJERA

8.8 milionë € për përmirësimin e tregut të punës, Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me Zvicrën

8.8 milionë € për përmirësimin e tregut të

Presidenti Ilir Meta ka shpallur me dekret miratimin e  ligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë”.

Presidenca bën me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, konfederata zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë, deri më 30 gusht 2023, fonde për realizimin e projektit “Aftësi për punë“, faza e dytë.

Fondet janë në formën e grantit të parimbursueshëm dhe me vlerë maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane (rreth 8.8 milionë euro).

Në njoftimin për mediat, presidenca bën me dije se risitë e kësaj marrëveshje janë:

1. Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

2. Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.

3. Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.

Të fundit