Flash News

E-TJERA

“Fondacioni i Butrintit s’bën biznes”/ Tare ironizon Kumbaron, i kujton kompaninë e sallamit. Për cilën PPP bëhet fjalë

“Fondacioni i Butrintit s’bën biznes”/ Tare ironizon

Studiuesi Auron Tare ka ironizuar deklaratat e ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila i mohon zërat se me Parkun Kombëtar të Butrinit do të bëhet biznes.

Si një projekt që ka zanafillën që në kohën kur Kumbaro ishte në krye të Ministrisë së Kulturës, ajo tha se “Fondacioni është OJF dhe nuk bën biznes por menaxhon të ardhurat që vijnë nga shërbimet e ofruara nga vet siti apo insitucioni kulturor, për t’i kthyer ato para po brenda sitit për t’i investuar më mirë për të prmirsuar shërbimet”.

Teksa shpërndan këtë deklaratë të ministres, Tare thotë se pak vite më parë, Kumbaro i dha të drejtën një kompanie të drejtën për të bërë biznes në Butrint, ndërsa tashme flet për ekokë të re zhvillimi.  

“Kujt Kumbaro ti besojme?

2018

Nje kompani sallamesh mer eskluzivisht nga Ministrja Kumbaro te drejten te hape nje kafene mbi rrenojat e Akropolit te Butrintit. 100% te te ardhurave i kalojne prodhimit te sallameve.

Kumbaro 2021

Jo biznes me Butrint por epoke e re zhvillimi”, shkruan me ironi Tare.

Ky i fundit i referohet një kontrate PPP që është lidhur në kohën kur ministria e Kulturës drejtohej nga Kumbaro.

Bëhet fjalë, për kontratën lidhur mes kompanisë së sallameve “HAKO shpk” dhe Ministrisë së Kulturës, me objekt: dhënie me qira në zonën arkelogjike Butrinit, për ndërtim objektesh biznesi qebaptore, restorante, hotele e kënde lojërash.

Asokohe ky akt u dënua fuqishëm nga aktivistë të trashëgimisë kulturore. Një tjetër shkelje ligjore ishte se ligji parashikonte që afati i kontratës duhet të ishte një vit, ndërsa Kumbaro e dha për 5 vite me të drejtë rinovimi.

Të fundit