Flash News

E-TJERA

“Fondet e rindërtimit po shpërndahen para zgjedhjeve”/ KQZ i kërkon informacion Emirjona Sakos, shkresa

“Fondet e rindërtimit po shpërndahen para zgjedhjeve”/ KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë zyrtare bashkisë së Durrësit, ku i kërkon Emirjona Sakos informacion mbi pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI se fondet e rindërtimit për përdoren për qëllime elektorale.

Në shkresën që mban firmën e Ilirjan Celibashit thuhet se informacioni mbi procedurën e ndjekur nga Bashkia Durrës për fondet e rindërtimit duhet të jepet brenda tre ditësh.

PD e LSI thanë në seancën e KQZ se ka “dyshime se fondet e rindertimit te aprovuara për 526 familje jane perdorur per qellime elektorale dhe zgjedhore per shkak se po shperndahen ne prag te zgjedhjeve te pjesshme te 6 marsit”.

Partia Socialiste ka zgjedhur të garojë me Sakon në zgjedhjet e 6 marsit. Ajo mban akutualisht postin e kryebashkiakes së komanduar.

“Fondet e rindërtimit po shpërndahen para zgjedhjeve”/ KQZ

Të fundit