Flash News

E-TJERA

"Forbes" liston 5 vendet më të bukura të Ballkanit, mes tyre edhe ‘parku ikonik’ i Valbonës

"Forbes" liston 5 vendet më të bukura të Ballkanit, mes
Parku Kombëtar i Valbonës

“Kur vjen puna te turizmi, vendet e Ballkanit priret të mbeten në hije nga disa prej vendeve më të mëdha të Evropës Perëndimore. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk janë një botë spektakolare e bukurisë, që mund të gjendet në të gjithë gadishullin.”

Kështu e nis artikullin revista prestigjioze "Forbes", për pesë vendet më mahnitëse të Ballkanit, mes të cilave është renditur edhe Parku Kombëtar i Valbonës.

Një park ikonik, me maja të larta si pjesë e Bjeshkëve të Namuna, me një biodiversitet të pasur, janë ndër disa nga cilësitë që ‘Forbes’ ka zgjedhur për të përshkruar Parkun Kombëtar të Valbonës.

“Ndërsa majat e larta që shihen më lart nuk do të dukeshin të pavend në Zvicër apo Austri, ky varg është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t'u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobi në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi”, shkruan ‘Forbes’ në artikull.

Parku Kombëtar i Valbonës vijon edhe sot ‘të luftojë’ me kantierët e ndërtimit që janë ngritur mes Bjeshkëve të Namuna. HEC-et që qeveria ka planifikuar të ndërtojë në Valbonë, ngjallën një reagim të fortë nga ana e opinionit publik. Shoqëria civile, banorët e zonës përreth edhe jo vetëm, mes protestave dhe peticioneve, kërkojnë që t’i jepet fund ‘shkatërrimit’ që po i bëhet natyrës.

Parku Kombëtar i Valbonës ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Aktori Leonardo Di Caprio ka qenë ndër zërat më kritikë që ka mbështetur mbrojtjen e Valbonës nga HEC-et.

Të fundit