Flash News

E-TJERA

‘Ford-i’ bie në kanal, ndërron jetë 31-vjeçari në Divjakë

‘Ford-i’ bie në kanal, ndërron jetë 31-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak më parë në Divjakë.

Mjeti tip “Ford” ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 31-vjeçar. Ndërkohë që policia po punon në vendin e ngjarjes për shkakun e aksidentit.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.

 

Të fundit