Flash News

E-TJERA

"Fordi" përplas këmbësoren në Maliq, 68-vjeçarja në spital, autori largohet nga vendi i ngjarjes

"Fordi" përplas këmbësoren në Maliq,

Një aksident është regjistruar në fshatin Pojan në Maliq rreth orës 11:40, ku një automjet tip "Ford" ka përplasur një këmbësore, shtetasen 68-vjeçare S. K. Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja e plagosur është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Puna vijon për kapjen e autorit të ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Pojan, dhe ende nuk ka të dhëna të tjera rreth identitetit të drejtuesit të automjetit që shkaktoi përplasjen.

Të fundit