Flash News
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
PS bën teatër në Kuvend, braktis sallën pas fjalës së Zhupës
Po kotecet e pulave dhe kasollet e lopëve, do t'i falë mazhoranca?
“Pse më sheh!”/ Dhunohet me sende të forta 19-vjeçari në Sarandë
“Ligjet nuk vijnë me sms”/ Projektligji i PS për faljen e gjobave nxit debate në Kuvend
Formula 1 në Shqipëri/ FIA mbështet iniciativën: Është në përputhje me përparësitë
Pak muaj më parë, kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave si Formula 1.
Presidenti i FIA-s Jean Todt, ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama ku shpreh se FIA e mbështet nismën e Shqipërisë, për të ndërtuar një motopark në përputhje me përparësitë e saj.
“Zonja dhe zotërinj fale mikut tim Niko Leka, kam ndjekur me interes dhe kënaqësi përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore. Dy vjet më parë pata mundësinë të diskutoja me kryeministrin Edi Rama lidhur me sfidat dhe rëndësinë e zbatimit të kësaj politike.
Sot dua të përgëzoj këtë angazhim politik për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave duke iu kushtuar vëmendje të madhe përdoruesve të rrugës, veçanërisht, këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të sigurta dhe të dedikuara.
Më shumë parandalim po ashtu edhe një vullnet i fortë për të ndëshkuar sjelljet e rrezikshme dhe mosrespektimin e rregullave. Di që Shqipëria ka një projekt për krijimin e një qendre kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit. Sigurisht FIA e mbështet këtë iniciativë që është në përputhje me përparësitë e saj”, u shpreh presidenti i FIA-s.