Flash News

E-TJERA

Formula e KQZ, cilat janë dy qarqet që humbasin nga një deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Formula e KQZ, cilat janë dy qarqet që humbasin nga një deputet

Qarku i Dibrës dhe ai i Gjirokastrës do të jenë të vetmet që do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me ndryshime në numrin e deputetëve.

Nga formula e përllogaritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këto dy qarqe do të humbasë nga një mandat deputeti.  

Kështu, parashikimet e partive zyrtarizohen nga Drejtoria e Gjendjes Civile, e cila ka informuar zyrtarisht KQZ-në për shtetasit me të drejtë vote, sipas ABC.

Formula e KQZ, cilat janë dy qarqet që humbasin nga një deputet

Pra, dibranët do të zgjedhin 5 dhe jo më 6 deputetë, ndërsa gjirokastritët, do të votojnë për 4, e jo më për 5 deputetë.

Në këtë projektvendim të KQZ-së, të dy këto mandate që bien për shkak të lëvizjes së popullsisë, i shtohen qarkut Tiranë. Banorët këtu do të zgjedhin tashmë jo 34, por 36 ligjvënës.

Referuar trendit të votave sipas rezultateve të 2017-ës, mandati i djegur në Dibër i ikën Partisë Demokratike, ndërsa ai në Gjirokastër i rrëzohet Partisë Socialiste.

Në Tiranë, sipas parashikimeve, dy mandatet e shtuara ndahen në mënyrë të barabartë, një PD e një PS.

Regjistri përfundimtar i zgjedhësve pritet të botohet në mes të muajit mars.

Të fundit