Flash News

E-TJERA

‘Fortifikimi’ i PD-së, Dash Shehi: Selia nuk është Kalaja e Krujës

‘Fortifikimi’ i PD-së, Dash Shehi: Selia nuk është

Lufta brenda PD-së është mbetja çështja më ‘e nxehtë’ me të cilën mund të jetë hasur ndonjëherë selia blu.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në studion e MCN TV, tha se e gjithë lufta dhe zhurma që po bëhet tani, është e pavlerë, pasi për të po bëhet për simbole e objekte.

Ndër të tjera, Shehi kritikoi ndryshimet e bëra në seli dhe moslejimin e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të hyjnë brenda, duke theksuar se selia e PD-së “nuk është Kalaja e Krujës.”

“Nuk ka vlerë gjithë kjo zhurmë, këtu po bëhet luftë për simbole, për objektin, për selinë. Çfarë do të mposhtin këtu. Në daç ata që duan të hyjnë, në daç atë që duan të rrinë, nuk ka vlerë, prapë do shkojnë nëpër gjykata, partinë nuk e bëjnë zyrat, e bëjnë votuesit, po zihen për zyre. Nuk e di do e shohim por nëqoftëse do vëne hekura kjo s’ka vlerë më politike, se kjo nuk është Kalaja e Krujës. Unë vetë do e kisha lënë hapur dhe të vinte të hynte kush të dojë. Këtu po bëhet lufte për simbolet, puna është kush e kontrollon territorin”, deklaroi Shehi.

Të fundit