Flash News

E-TJERA

Forumi i pedagogëve/ Olldashi: Përfunduam si Aristoteli që jepte mësim në qiell të hapur, duhen kontrata kolektive

Forumi i pedagogëve/ Olldashi: Përfunduam si Aristoteli që jepte

Sikurse kishin paralajmëruar, pedagogët u mblodhën këtë të mërkurë në një forum, ku diskutuan mbi kërkesat e tyre dhe gjendjen aktuale në univeristete.

Bojkoti i mësimit vijon në javën e dytë të tij, por qeveria duket se nuk ka ndërmend t’i plotësojë kërkesat. Kryeministri Edi Rama iu ka thënë pedagogëve se nëse duan më shumë të ardhura për vete dhe univeristetin, të aplikojnë në programet e BE-së.

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, Enkeleda Olldashi u shpreh se situata nuk do të ishte e tillë, nëse do të kishin kontrata kolektive për punën e tyre në universitete.

Ajo shtoi se pedagogët sot nuk duhet të ndihen sikur janë të punësuar, pasi punëdhënësit e tyre sipas saj janë vetëm studentët e jo drejtuesit e institucioneve.

“Sot jemi mbledhur dhe nuk e kisha menduar kurrë 27 vite më parë kur u bëmë pjesë e këtij universiteti. Nuk do e kisha menduar që do të kishim përfunduar si Aristoteli që jepte mësim në qiell të hapur. Ne nuk jemi politikanë. Nuk kemi nevojë të kemi media me vete për të treguar pastërtinë e shpirtit tonë.

Ne nesër duhet të kemi një kontratë kolektive pune. Ajo është një nga detyrimet që duhet të ishte realizuar kohë më parë. Kjo do të standartizonte ato marrëdhënie dhe ato problematika për të cilat ne jemi sot këtu”, u shpreh Olldashi.

 

Të fundit