Flash News

E-TJERA

‘Forza Italia’ reagon për sulmin ndaj Berishës: Akt i papranueshëm. Të hetohen lidhjet e autorit me institucionet shtetërore

‘Forza Italia’ reagon për sulmin ndaj Berishës: Akt i

Kreu i grupit të ‘Forza Italia’ Andrea Orsini ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha gjatë protestës së djeshme.

Duke folur në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Italian, shkruan ANSA, Orsini e ka cilësuar ngjarjen njhë akt të papranueshëm.

“Akt i papranueshëm që kërkon një vlerësim të përgjegjësive, veçanërisht nëse konfirmohen zërat për lidhjet e autorit të sulmit me institucione shtetërore.

Shqipëria është një vend i rëndësishëm, me një histori të madhe dhe të shquar qytetërimi, e  lidhur historikisht me Italinë me lidhje të thella miqësie: stabiliteti i demokracisë shqiptare është garancia për opozitën që të mund ta bëjë të dëgjohet zëri i saj lirisht dhe këto janë kushte thelbësore për ne.

Presim që qeveria shqiptare të bëjë çfarëdo që është e mundur për të garantuar çdo përshkallëzim apo rritje të tensioneve. Kryetarit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, me të cilën na bashkon qenia së bashku në organizatën e Partive Popullore Europiane, i shprehim solidaritetin më të madhe të Forza Italias dhe timin personal’, shprehet Andrea Orsini.

Të fundit