Flash News

E-TJERA

Foshnja ndërroi jetë disa orë pas lindjes, procedohet mjeku në Durrës

Foshnja ndërroi jetë disa orë pas lindjes, procedohet mjeku

Një mjek në Durrës është proceduar penalisht pas kallëzimit të bërë nga një shtetase.

Shtetasja A. B., ka kallëzuar mjekun e spitalit të Durrësit me pretendimin se foshnja e saj ka humbur jetën disa orë pas lindjes, për shkak të neglizhencës së mjekut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja A. B., se më datë 19.02.2026, ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e këtij spitali dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja ka humbur jetën pas disa orësh”, njofton policia.

Të fundit