Flash News

E-TJERA

Foto/Aksident në Urën e Blëzeckës, makina bie në humnerë nga 100 metër lartësi

Foto/Aksident në Urën e Blëzeckës, makina bie në

Një automjet ka rënë nga një lartësi prej rreth 100 metrash, ku si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Çorovodë-Prishtë, teksa automjeti ra nga Ura e Blëzeckës.

Drejtuesi i automjetit, me inicialet A.H,  është dërguar fillimisht në ambulancë dhe më pas drejt Tiranës me helikopter.

I riu është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve me shenja të dobëta jete, teksa burimet policore në vedngjarje bëjnë me dije se paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari si dhe lagështira në rrugë.

Të fundit