Flash News

E-TJERA

Foto/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare

Foto/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 27-vjeçarja

Një aksident i rëndë në autostradën A35, pranë Travagliatos në provincën e Brescias, i mori jetën një 27-vjeçareje shqiptare mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00, kur Adela Xhaferri, pasagjere në një automjet që drejtohej nga një mikeshë, u përplas për vdekje nga një makinë tjetër.

Sipas raportimeve, makina ku ndodhej Adela kishte dalë jashtë rrugës pas një rrëshqitjeje, por fatmirësisht, as ajo dhe as drejtuesja nuk kishin pësuar dëmtime serioze nga aksidenti fillestar.

Tragjedia ndodhi pasi Adela zbriti nga automjeti dhe një makinë tjetër, që udhëtonte në autostradë, nuk mundi ta shmangte goditjen.

E reja, me origjinë shqiptare, jetonte në Brescia. Autoritetet italiane po hetojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Aksidenti ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, duke sjellë edhe një herë në vëmendje pasiguritë që shfaqen në rrugët gjatë natës. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të saj për këtë humbje të parakohshme.

Të fundit