Flash News

E-TJERA

FOTO / Anëtari i PD-së i jep votën Berishës për postin e kryetarit të partisë

FOTO / Anëtari i PD-së i jep votën Berishës për postin

Sot Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet e brendshme për kryetarin e ri të partisë. Në garë ishin Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Por, një prej anëtarëve të kësaj force politike, nuk ka patur të preferuar asnjë prej katër emrave të mësipërp. Siç shihet në foton e mëposhtme e cila po qarkullon në rrjet, votën ai ia ka dhënë liderit historik demokrat Sali Berishës.

Emri i Berishës, nuk figuronte në listë, por demokrati e ka shënuar poshtë emrave të tjerë. Sigurisht që kjo votë është shpallur e pavlefshme, por demokrati e ka përcjellë mesazhin e tij.

Pas shpalljes "non grata" nga SHBA, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë për të marrë sërish kreun e Partisë Demokratike.

FOTO / Anëtari i PD-së i jep votën Berishës për postin

Të fundit