Flash News

E-TJERA

FOTO/ COVID-19 i merr jetën 22-vjeçares te "Shefqet Ndroqi", 2 javë më parë solli foshnjën në jetë

FOTO/ COVID-19 i merr jetën 22-vjeçares te "Shefqet

Një tjetër viktimë në moshë të re është shënuar nga COVID-19 në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 22 vjeçare nga Korça, e cila para dy javësh kishte sjellë në jetë foshnjë.

Ajo ndodhej prej tre javësh në intubim te "Shefqet Ndroqi" dhe nuk ka arritur të fitojë betejën, duke ndërruar jetë doitën e sotme. 

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore mjekët ndërhynë në javën e 33 të shtazanisë me cezarian për të shpëtuar fëmijën e saj edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë. Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.

Kujtojmë se edhe disa ditë më parë u shënua një viktimë në moshën 22-vjeçare në vendin tonë. Euxhena Jorgji nga Kolonja e cila studionte në Universitetin e Tiranës për financë humbi betejën me virusin më datë 6 mars të 2021.

FOTO/ COVID-19 i merr jetën 22-vjeçares te "Shefqet

Të fundit