Flash News

E-TJERA

FOTO/ Covid-19 u merr jetën tre të rinjve brenda ditës në Shqipëri, njëri pa asnjë sëmundje shoqëruese

FOTO/ Covid-19 u merr jetën tre të rinjve brenda ditës në

Tre të rinj kanë ndërruar jetë brenda ditës së sotme nga COVID-19 në vendin tonë.

Një prej viktimave është 31-vjeçari nga Vlora Myrtezan Memushaj. Ai ishte nisur për kurim më të specializuar drejt Turqisë, por fatkeqësisht humbi betejën me virusin 4 ditë pasi kishte mbërritur në spital.

FOTO/ Covid-19 u merr jetën tre të rinjve brenda ditës në
Myrtezan Memushaj

Viktima tjetër është po nga Vlora dhe bëhet fjalë për të riun Lorenc Gavani. Ai ishte prej disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ditët e fundit kaloi në intubim, por nuk ka arritur dot ta mposhtë virusin duke ndërruar jetë ditën e sotme. Ai njihej në Vlorë me emrin Lenci dhe kishte një biznes “Fast-Food” në qytetin bregdetar.

FOTO/ Covid-19 u merr jetën tre të rinjve brenda ditës në
Lorenc Gavani

Viktima e tretë në moshë të re është një 32-vjeçar nga Kukësi. Bëhet fjalë për shtetasi Xhafer Gjana, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, por nuk ka arritur të mposhtë virusin.

Ai njihej një komunitet si një besimtar i devotshëm i fesë së Krishterë dhe Lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga faqja e komunitetit të krishterë në Tiranë, ku ai ishte një anëtar aktiv dhe besimtar i devotshëm.

FOTO/ Covid-19 u merr jetën tre të rinjve brenda ditës në
Xhafer Gjana

 

Të fundit