Flash News

E-TJERA

FOTO/ Dhunohet mjeku i QSUT-së, autori dërgohet në spitalin psikiatrik

FOTO/ Dhunohet mjeku i QSUT-së, autori dërgohet në spitalin

Një mjek i QSUT-së ka rënë pre e dhunës. Bëhet fjalë për mjekun Arianit Gogo, i cili është dhunuar nga Avjerino Vjeroi, 28-vjeç.

Vjeroi mësohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, në momentin kur ka shkuar në Urgjencën e QSUT-së dhe ka goditur me grusht mjekun Gogo.

Ka qenë stafi i spitalit që ka ndërhyrë menjëherë duke mos e lënë që të degradohej edhe më shumë situata. 28-vjeçari është dërguar për trajtim në  spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë. Ende nuk dihet nëse i riu ka pasur ndonjë arsye konkret që ka ndërrmarrë atë akt.

Materialet jane referuar në prokurori për plagosje të lehtë me dashje.

FOTO/ Dhunohet mjeku i QSUT-së, autori dërgohet në spitalin
Mjeku Arianit Gogo

Të fundit