Flash News

E-TJERA

Foto/ Digjet një lokal në Tiranë

Foto/ Digjet një lokal në Tiranë

Një lokal në fshatin Daias të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Flakët masive kanë ‘pushtuar’ lokalin, i cili ndodhet pranë varrezave të fshatit, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arritën të izolojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesat përreth. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë zjarr mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Foto/ Digjet një lokal në Tiranë

Të fundit