Flash News

E-TJERA

Foto e parulla të Enver Hoxhës, Festa e Pezës ‘rikthen’ komunistët

Foto e parulla të Enver Hoxhës, Festa e Pezës

Ky 16 shtator shënon 80 vjetorin e Konferencës së Pezës, një ngjarje historike për popullin shqiptar.

E kthyer në një traditë, në këtë datë organizohet Peza n’Fest nga bashkia e Tiranës, një ditë që dominohet nga argëtimi, muzika e aktivitete të tjera.

Ashtu si vitet e tjera, as këtë vit në festime nuk kanë munguar portretet e ish diktatorit komunist Enver Hoxhës. Siç duket nga video, portreti i tij është mbajtur nga disa veteran, shoqëruar edhe me parulla ku shkruhet “Lavdi Enver Hoxhës, themeluesit dhe udhëheqësit të PKSH, strategut të LANÇ dhe arkitektit të socializmit”, ndërsa nuk munguan edhe momentet kur nostalgjikët pozonin para portreteve të ish-udhëheqësve komunistë të luftës.

 

 

Të fundit