Flash News

E-TJERA

Foto/ E veshur me xhaketë blu, mesazhi ‘i koduar’ që përcjell Merkel për Tiranën

Foto/ E veshur me xhaketë blu, mesazhi ‘i koduar’ që

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti para pak minutash në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” e pritur nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe nga ambasadori i Shqiperisë në Gjermani, Artur Kuko.

E veshur me një xhaketë ngjyrë blu dhe pantallona të zeza, Merkel përcjell një mesazh të fshehtë në veshjen e saj në çdo vizitë që bën me krerët e shteteve.

Por çfarë mesazhi përcjell Merkel për Tiranën?

Foto/ E veshur me xhaketë blu, mesazhi ‘i koduar’ që

Ekspertët e komunikimit të cilët kanë analizuar veshjen e kancelares gjermane për 16 vite, pohojnë se Merkel vishet me xhaketa blu kur udhëton jashtë vendit. Me këtë ngjyrë, kancelarja jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.

Gjithashtu ngjyra blu e Merkelit, i jep bisedës që zhvillon në vendin pritës një konotacion serioz, e mesa duket edhe vizita e saj në Tiranë duket të jetë serioze.

Xhaketa ngjyrë pjepër në Serbi

Foto/ E veshur me xhaketë blu, mesazhi ‘i koduar’ që

Në vizitën e saj me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kancelarja gjermane ishte veshur me një xhaketë ngjyrë pjepër. Sipas ekspertëve të komunikimit, Merkel e preferon ngjyrën rozë dhe portokalli për eventet me qytetarët privatë, për të shprehur kështu optimizëm.

Të fundit