Flash News

E-TJERA

Foto/ Godina shkrumb e hi, banorja në lot kur sheh çfarë la pas zjarri

Foto/ Godina shkrumb e hi, banorja në lot kur sheh çfarë la pas

Banorët e kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 janë zgjuar këtë mëngjes me pamjen e një godine të shkrumbuar. Zjarri i një dite më parë përpiu një prej pallateve të kompleksit duke lënë pas apartamente të shkrumbuar.

Zonja në foto, e cila besohet të jetë banorë, është parë e prekur teksa qëndronte përballë godinës së djegur. Ajo ka shpërthyer në lot duke qëndruar për pak çaste përpara pallatit.

Dhjetëra qytetarë janë afruar pranë zonës për të parë nga afër pasojat që la pas zjarri.

Foto/ Godina shkrumb e hi, banorja në lot kur sheh çfarë la pas

Të fundit