Flash News

E-TJERA

Foto/ Grenell shijon pushimet në Jug, vjen me helikopter në Ksamil: Shqipëria, e përsosur për pushime

Foto/ Grenell shijon pushimet në Jug, vjen me helikopter në Ksamil:

Ish-i deleguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ndodhet në Shqipëri, ku po kalon disa ditë pushime.

Grenell, i cili ka mbërritur me një helikoptër privat, ka zgjedhur të shijojë detin dhe ushqimet e Ksamilit, i cilësuar nga mediat prestigjioze si ‘Maldivet e Shqipërisë’.

I shoqëruar nga të afërmit e tij, ai ka postuar foto në rrjetet sociale, teksa shkruan “Aty ku takohen Joni dhe Adriatiku… Shqipëria e Jugut është e përsosur për pushime”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Pushimet shqiptare të Grenell nuk janë komentuar vetëm për natyrën dhe atraksionet verore. Një komentues i kujton atij se në vendin ku po pushon tregtarët e drogës pastrojnë paratë e tyre.

"Mbi ndërtime, çmim te larta, aty ku tregtarët e drogës pastrojnë paratë e tyre", shkruan komentuesi. 

Foto/ Grenell shijon pushimet në Jug, vjen me helikopter në Ksamil:

Jugu i Shqipërisë është destinacioni i preferuar i Grenell, pasi e ka frekuentuar edhe vitet e shkuara.

Kujtojmë gjithashtu se ish-ambasadori ka vizituar Jugun shqiptar edhe pasi ndërmjetësoi në projektin 1 miliardësh të dhëndrrit të Trump në Shqipëri,  Jared Kushner, që synon të investojë ndërtimin e rezidencave dhe resorteve në Ksamil, Zvërnec dhe ishullin e Sazanit.

 

Të fundit