Flash News

E-TJERA

Foto/ Homazhet e Kryepeshkopit Janullatos, Mitsotakis mes Berishës dhe Ramës

Foto/ Homazhet e Kryepeshkopit Janullatos, Mitsotakis mes Berishës dhe

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë pjesë në homazhet për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Mitsotakis është vendosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha.

Ceremonia drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri.

Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Është konfirmuar gjithashtu edhe pjesëmarrja e Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.

Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni "Fetë për Paqen", një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.

Të fundit