E-TJERA

Foto/ Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, brenda makinës së djegur u gjetën 3 kallashnikovë

Foto/ Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, brenda makinës

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku u vranë tre persona dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Autorët e atentatit dyshohet se ishin tre persona të cilët kanë lëvizur me një makinë të zezë tip “Benz”. Mëngjesin e sotëm makina u gjend e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Në makinë u gjetën disa armë zjarri dhe po vazhdon këqyrja dhe verifikimi nëse u përkasin apo jo autorëve të atentatit.

Të fundit