Flash News

E-TJERA

FOTO/ Hashashi shqetësonte Policinë që në vitin 1947: Shitet lirisht në treg, përdoret për vënien e fëmijëve në gjumë

FOTO/ Hashashi shqetësonte Policinë që në vitin 1947: Shitet

Hashashi ka qenë problem për vendin tonë që në vitin 1947. Kjo konfirmohet nga një Qarkore e Ministrisë së Brendshme e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, që mban datën 16 prill 1947.

Qarkorja e MB-së tregon se në atë kohë hashashi shitej lirisht në treg dhe përdorej për t’i vënë foshnjat në gjumë kur qanin ose kishin shqetësime.

“Një ndër veset shumë të këqija të vendit t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënja e Hashashit, fuqia dejëse e të cilit përdoret për të qetësue fëmij që qajnë ose janë të çqetësuem. Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari”, thuhet ndër të tjera në Qarkoren e publikuar nga Drejtoria e Arkivave.

Siç tregon ky dokument, qeveritë shqiptare të mesluftës dhe pasluftës ishin të shqetësuara nga ky fenomen, që shoqërohej me shitjen në pazaret javore të kësaj bime narkotike. Deri në vitet 1950, ky ishte një prej problemeve më të mprehta shoqërore.

FOTO/ Hashashi shqetësonte Policinë që në vitin 1947: Shitet

Të fundit