Flash News

E-TJERA

Foto/ Kishte ardhur për festa, kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën në aksident në aksin Korçë-Bilisht

Foto/ Kishte ardhur për festa, kjo është 24-vjeçarja

Të tjera detaje janë zbuluar rreth aksidentit të rëndë që tronditi fshatin Zëmblak, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, të mërkurën. Dy automjete u përplasën dhunshëm, duke shkaktuar një viktimë dhe plagë të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, të dy automjetet po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Policia dyshon se një nga drejtuesit e makinave kreu një manovër të gabuar, duke devijuar papritur. Në deklaratën e tij, drejtuesi i automjetit tha se ishte përballur me një kafshë në rrugë dhe kishte tentuar ta shmangte.

Fatkeqësisht, kjo manovër rezultoi fatale. Automjeti i tij u përplas “kokë më kokë” me një Mercedes Benz, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Zoi Ksila, një 24-vjeçare shqiptare me pasaportë greke. Ajo udhëtonte si pasagjere në një automjet Peugeot.

Zoi Ksila jetonte në Selanik së bashku me partnerin e saj dhe ishte kthyer në Shqipëri për të festuar fundvitin. Trupi i saj do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Të fundit