Flash News

E-TJERA

FOTO/ Kreu i ILD-së dhe Bushka e Ligjeve “qajnë hallet” e drejtësisë në restorantin e eksponentit të PS

FOTO/ Kreu i ILD-së dhe Bushka e Ligjeve “qajnë hallet” e

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka ka zgjedhur restorantin që t’i “qajë hallet” e drejtësisë. 

“Boldnews.al” ka publikuar një foto, në të cilën Bushka shihet në shoqërinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një restoranti, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë, i cili menaxhohet nga një eksponent i Partisë Socialiste.

Në tavolinën e tyre, natyrisht, nuk janë raportet e kryeinspektorit për Parlamentin, por verë dhe krudo. Bushka dhe Metani mund të jenë miq jashtë petkut zyrtar dhe institucional. Megjithatë, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional shërben për të ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e kontrollit parlamentar mbi Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Të fundit