Flash News

E-TJERA

Foto/ Kujdes! Pamje të rënda nga morgu i Tiranës, trupat e pajetë lihen përtokë  

Foto/ Kujdes! Pamje të rënda nga morgu i Tiranës, trupat e

Këto foto janë imazhe që vijnë nga Morgu i Tiranës.

Siç duket, trupat e pajetë të mbështjellë me qese plastike dhe çarçafë dhe janë lënë përtokë, ndonëse duhet të ishin vendosur në ambientet e posaçme frigoriferike.

Politiko.al i ka siguruar këto foto që në mesditë, por na është dashur të marrim një vendim etik për t’i publikuar, gjithnjë në interes të publikut, me qëllim që të shihet si është në të vërtetë sistemi aktual shëndetësor, përtej propagandave qeverisëse dhe se sa në kontroll është menaxhimi i pandemisë.

Foto/ Kujdes! Pamje të rënda nga morgu i Tiranës, trupat eFoto/ Kujdes! Pamje të rënda nga morgu i Tiranës, trupat e

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha publikoi dokumente sipas të cilave autoritetet shqiptare nuk kanë  raportuar me vërtetësi vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nga periudha mars-tetor.

Basha tha se në bazë të një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike përmes një dokumenti të ardhur drejtpërdrejt nga morgu i Tiranës në Shqipëri ka patur vdekje më të larta nga Covid, në raport me çfarë janë raportuar.

Ndërkohë, kjo e premte shënoi numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve deri më tani, 15 humbje jete dhe 836 të prekur.

Shënim/ Fotot janë manipuluar qëllimisht për shkak të pamjeve të rënda

Të fundit