Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është 29-vjeçari që qëlloi me armë nipin e tij të mitur

Foto/ Kush është 29-vjeçari që qëlloi me armë

Nazmi Pellumbi, dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht me armë drejt nipit të tij të mitur, gjatë konfliktit me vëllanë binjak.

Gjatë sherrit me Florant Pëllumbin në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ai ka shkrepur armën, por plumbi ka kapur aksidentalisht djalin e tyre të mitur.

Binjaku i 29-vjeçarit ra në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. 

Pas ngjarjes, 15-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës nga i ati, dhe fillimisht deklaruan se nuk kishin dijeni për autorin.

I mituri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi plumbi e kishte prekur në kraharor. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Autori i ngjarjes u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Foto e publikuar nga Top Channel:

Foto/ Kush është 29-vjeçari që qëlloi me armë

Të fundit