Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është 56-vjeçari që plagosi me thikë vajzën dhe kolegun e saj në Durrës

Foto/ Kush është 56-vjeçari që plagosi me thikë

Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, autori i dyshuar i plagosjes me thikë të vajzës së tij dhe një kolegu të saj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugët e qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, Ndoj ka goditur me mjet prerës dy të plagosurit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Pas sulmit, 56-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por është kapur disa orë më vonë nga shërbimet e Policisë së Durrësit.

Burime bëjnë me dije se prindërit e vajzës ishin të ndarë prej gjashtë vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, Ndoj ishte larguar drejt Italisë, ku edhe ishte burgosur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë.

Të fundit