Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i “Operacionales” që ndihmonte trafikantët të shisnin k*kainën

Foto/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i “Operacionales”

Ky është Ervis Shkurta, efektivi i Operacionales, i cili dyshohet se dekonspiroi operacionin antidrogë të zhvilluar në Tiranë dy ditë më parë, ku u arrestuan Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

Në automjetin e tyre u gjet një pako me 1 kg lëndë narkotike kokainë.

Gjatë aksionit të policisë, mbeti i plagosur drejtuesi i mjet Volksëagen, Enea Sulejmani, i cili tentoi t’i shpëtojë policisë duke goditur mjetin e efektivëve. Mësohet se Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe pasi ka parë kolegët e tij, ka njoftuar grupin e trafikantëve të largoheshin nga vendi.

Efektivi u zbulua pas zbërthimit të celularëve të të rinjve të arrestuarve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Polici mësohet se kontaktonte për drogën me trafikantët me një numër anglez.

38-vjeçari ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale kur është marrë në pyetje.

Të fundit