Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është i infiltruari që dyshohet se futi në “kurth” Fredi Belerin

Foto/ Kush është i infiltruari që dyshohet se futi në

Personi në foto është 23-vjeçari Arsen Rama, i riu që dyshohet se është i infiltruari i policisë në çështjen Beleri.

Sipas Euronews Albania, i riu 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim.

Ky person, është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro. Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

Kujtojmë se sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.

Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

Të fundit