Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush është shqiptari që u vra në parkingun e universitetit në Itali

Foto/ Kush është shqiptari që u vra në parkingun e

Personi që shihë në foto është 23-vjeçari shqiptar, Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në një ngjarje të dhunshme në parkingun e Fakultetit të Matematikës në Universitetin e Perugias.

Sipas mediave italiane, ai kishte mbërritur nga rajoni i Marche në Perugia së bashku me një grup miqsh për një mbrëmje në kryeqytetin e Umbrisë.

Pas vizitës në disa bare, grupi përfundoi në lokalit 110 Caffè, përballë vendit ku ndodhi ngjarja fatale. Autoritetet raportojnë se gjatë një përleshjeje jashtë lokalit, Cumani u godit me thikë në qafë, plagë që rezultoi vdekjeprurëse.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Të fundit