Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush janë 3 vëllezërit tropojanë që organizuan rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës?

Foto/ Kush janë 3 vëllezërit tropojanë që organizuan

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit nga Tropoja të cilët organizuan rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Renis Dobra u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit, me një shenjë në fyt që ishte shkaktuar nga mbytja me litar. Mjeti i të riut u nxorr nga uji pas disa ditësh.

Autorët e dyshur e kanë torturuar dhe vrarë fillimisht Renisin dhe më pas e kanë hedhur në liqen bashkë me mjetin e tij.

 

Të fundit