Flash News

E-TJERA

Foto/ Kush janë dy turistët italianë që humbën jetën në aksidentin në Sarandë

Foto/ Kush janë dy turistët italianë që humbën

Personat që shihni në foto janë Domenico Gritto, 23 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 33 vjeç dy italianët që humben jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Mediat italiane shkruajnë se dy të rinjtë humbën jetën gjatë natës në një aksident në Shqipëri, ku ndodheshin me pushime.

 Ata po ktheheshin në banesat e tyre, pasi festuan ditëlindjen e Tizzano-s. Sipas hetimeve, motori i tyre është përplasur me një Mercedes, që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili do t'i kishte prerë rrugën mjetit të tyre. 

Përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, më 24 gusht, përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Ksamilin.

Dy të rinjtë napolitantë, me motor Honda, po vijonin drejt Sarandës; janë përplasur me një Mercedes që shkonte në drejtim të kundërt në të cilin ndodheshin një 17-vjeçar, ndonëse pa leje drejtimi, dhe një 16-vjeçar.

Ndërkohë kujtojmë që pak më parë policia ka arrestuar 17-vjeçarin Elio Rr i cili shkaktoi aksidentin.

 

Të fundit