Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 23-vjeçari që u vra në Durrës, pas sherrit për ekspresin e kafes

Foto/ Ky është 23-vjeçari që u vra në Durrës,

Ky është Aranit Kurti, 23-vjeçari i cili mbeti i vrarë pas sherrit për ekspresin e kafes në Manzë të Durrësit.

Kurti u qëllua për vdekje nga Flori Paluçi me armë, pasi ky i fundit ndërhyri në debatin e viktimës dhe shokut të tij, Daniel Pepa.

Pepa dhe Kurti kërkuan kafe, por kamerieri i ka thënë se ekspresi i kafes ishte fikur. Në këtë moment, Pepa është acaruar dhe konflikti ka vijuar kur Flori Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka lënë të vdekur Aranit Kurtin.

Paluçi është qëlluar më pas nga Daniel Pepa dhe ka ndërruar jetë.

Të fundit