Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 65-vjeçari që u vra mbrëmë në Vaun e Dejës

Foto/ Ky është 65-vjeçari që u vra mbrëmë

Ky është Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Mësohet se Lleshaj ka qenë duke ecur në këmbë në rrugët e fshatit në momentin kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur 65-vjeçarin të vrarë në rrugë dhe më pas ka njoftuar familjarët dhe Policinë.

Frrok Lleshaj, sipas një vendimi të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij para më shumë se 20 vitesh. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim, duke u liruar në mars të vitit 2023.

Lleshaj ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit në vitet ’90, teksa nga radhët e organizatës së uniformave blu është larguar në vitin 1994.

Të fundit