Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është 68-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Mirditë

Frederik Radi 68 vjeç u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të marte në banesën e tij, në fshati Lajthizë në Mirditë.

Paraprakisht dyshohet se 68-vjeçari Frederik Radi është qëlluar me armë nga dritarja. Ai jetonte në Laç dhe gjatë verës shkonte ne Lajthizë ku kishte një tjetër shtëpi.

 Ai kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh, ndërsa ka qenë vajza e tij, e cila e ka gjetur babanë e vdekur brenda në banesë.

Frederik Radi

Sakaq, 68-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash. Aktualisht nuk ka ende një pistë konkrete hetimi, pasi ai nuk njihej si person problematik dhe nuk kishte precedent penal.

Të fundit