Flash News

E-TJERA

Foto/ Ky është agjenti i Operacionales që dyshohet se ndihmoi në arratisjen e Vis Martinajt

Foto/ Ky është agjenti i Operacionales që dyshohet se ndihmoi

Jeton Lami, agjent i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, u arrestua më 24 gusht nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Gjykata e Lezhës la në burg Lamin pasi akuzohet se ndihmoi në arratisjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Kurbinit, tregojnë se Lami ka shoqëruar Martinajn bashkë me një vajzë në datën 5 gusht në një hotel në Durrës. Efektivi është rikthyer sërish më 6 gusht për ta rimarrë Martinajn dhe më pas nuk dihet gjë për të.

Ndërkohë, në media ka dalë fotoja e agjentit të Operacionales që ndihmoi Vis Martinajn të arratisej.

Foto/ Ky është agjenti i Operacionales që dyshohet se ndihmoi
Në foto/ Jeton Lami, agjenti i Operacionales

Ervis Martinaj u deklarua i zhdukur nga familjarët më 11 gusht. Ishte xhaxhai i Vis Martinajt që bëri kallëzim në polic duke deklaruar se prej ditësh kishin humbur kontaktet me të dhe se i druheshin një eliminimi nga grupet kriminale.

Të fundit